E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj zbulon të vërtetën mbi ekstradimin e tij nga Zvicra
Lajme

Ahmetaj zbulon të vërtetën mbi ekstradimin e tij nga Zvicra

Pas raportimeve mediatike se Ministria e Drejtësisë ka dorëzuar një kërkesë të re për ekstradimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj nga Zvicra, ka qenë vetë ish-ministri që ka reaguar përmes rrjeteve sociale, duke i quajtur lajmet të pavërteta.

Ahmetaj thekson se kërkesa për ekstradim nuk është e re, pasi sipas tij ajo është bërë që në 18 gusht 2023, pra mbi dy vite më parë.

Sipas tij, ligji përcakton se bëhet vetëm një kërkesë për ekstradim, ndërsa çdo pretendim për një kërkesë të dytë është “tymnajë” e krijuar nga qeveria për të zhvendosur vëmendjen publike.

Ish-ministri shton se prej më shumë se një viti po hetohet një “pseudo-transfertë” e tij, e cila sipas tij nuk ekziston dhe “nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër me biznesmenë”.

Ahmetaj e lidh këtë situatë me atë që e quan përpjekje të qeverisë për të spostuar vëmendjen nga “mega skandalet” e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.

Në reagimin e tij, ai aludon edhe për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku, e cila është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për procedurat dhe kostot e projektit të Tunelit të Llogarasë.

Reagimi i plotë i Ahmetajt:

“Një qëndrim përsa i përket lajmit të sotëm të rremë që Ministria e Drejtësisë paska dorëzuar një kërkesë të re për ekstradim, dua të sqaroj sa vijon:
1️⃣ Kërkesa për ekstradim ka mbi dy vjet që është bërë me urgjencë në 18 gusht të vitit 2023. Ligji e përcakton që bëhet vetëm një kërkesë. Dhe sikur të kishte do të ishte në vazhdën e tymnajës…
2️⃣ Pseudo-transferta ka mbi një vit që hetohet dhe prokurori e di mirë që nuk ka asnjë transfertë midis meje dhe kujtdo tjetër, e aq më tepër biznesmenëve apo biznesmenit në fjalë. Le të ngelet si sfidë! Shumë shpejt ‘përkthehet’ letër-porosia.
3️⃣ Pse bëhet zhurma e iniciuar me qëllim nga regjimi? E thjeshtë fare! Të hiqet vëmendja nga mega skandalet e fundit dhe nga bashkëpunimi me krimin e organizuar dhe kartelet e drogës.
4️⃣ Më shumë detaje, në vijim…”**

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.