E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji “shuplakë” Berishës: Duhej revoltorë e ashpër, jo foltore!
Lajme

Salianji “shuplakë” Berishës: Duhej revoltorë e ashpër, jo foltore!

Ervin Salianji, komentoi protestën e djeshme të opozitës, duke theksuar se situata kërkonte revoltë dhe organizim të fortë, jo vetëm foltore simbolike. Ai renditi disa nga arsyet e protestës, duke përmendur korrupsionin, kapjen e shtetit, por edhe ligjin për barazinë gjinore, të cilin Sali Berisha e ka quajtur “ligj të George Soros”.

Salianji shtoi se qëllimi kryesor mbetet largimi i qeverisë dhe organizimi i zgjedhjeve të lira, ndërsa protesta është instrumenti kryesor për të shprehur pakënaqësinë qytetare.

Ylli Rakipi: Opozita ka nisur një cikël protestash. Zoti Salianji, cili është qëllimi i këtyre protestave? Si ua ka shpjeguar Berisha nisjen e këtyre protestave ju aty brenda? Se kuptohet që këto i ka caktuar doktori.

Ervin Salianji: Unë nuk jam nxënës të më shpjegojë njeri. Padiskutim që protesta është e vonuar, u nis sot, ishte një platformë parlamentare qytetare, për t’i dhënë mundësinë edhe qytetarëve të flasin para Kryeministrisë. Ka shumë arsye për të protestuar. Që nga maji, mendoj se duhej protestuar për zgjedhjet e vjedhura të 11 majit, arsyeja tjetër, gjendja ekonomike, kapja e sistemit politik, të gjithë arsyet e tjera, kalimi i ligjit për barazinë gjinore, por themeli është që u kap qeveria dhe Edi Rama në vjedhje 50 mln euro, në këtë kuptim, dita e sotme duhet të ishte ditë revolte.

“Duhet të ishte protestë revolte të ashpër dhe të organizuar. Diku 50 mln euro zv/kryeministrja, diku porti që e mori një pensionist me një kompani që ishte me një mln lekë të vjetra e regjistruar, e një pensionisti, aeroporti i Vlorës, miliarda euro, Luftar Hysa i sanksionuar nga SHBA, biznesmen që pastron…”

Ylli Rakipi: Çfarë do të quani sukses me këto protesta? Çfarë duhet arritur për të thënë që është sukses dhe nuk dështoi edhe kjo përpjekje?

Ervin Salianji: Largimi i qeverisë, ky është qëllimi, dhe zgjedhjet e lira. Protesta është instrument. Nëse më pyet cili është suksesi, të paktën nisi protesta, pra ka një akt, një reagim, për të gjithë këto që thashë. Të gjithë këto elemente janë të rënda.

Ylli Rakipi: Aty 85% e kishit për tre gjinitë, me parrulla, jo nga gjithë këto që the ti, që janë akte të vërteta, që janë tmerr i madh.

Ervin Salianji: Ne sot duhet të kishim revoltore!

Ylli Rakipi: Kujdes se revoltore, nevojtore…

Ervin Salianji: Duhet të kishim revoltë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.