E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlora nuk paska asnjë burrë?!
Flash

Vlora nuk paska asnjë burrë?!

Të gjitha drejtoritë, nga bashkia te shkollat drejtohen nga  gra

Vlora po rezulton të jetë qyteti i vetëm në Shqipëri ku administrata publike është thuajse 100% e drejtuar nga gra. Nga bashkia, te prefektura, shëndetësia, arsimi, kulturë–sporti, agjencitë rajonale dhe deri te çdo shkollë e kopsht, qyteti bregdetar duket sikur drejtohet ekskluzivisht nga një “superfuqi femërore”. I vetmi burrë ishte emëruar nga Rama 4 muaj më parë, Genc Deromemaj dha dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Vlorës.

Lista është e gjatë shumë e gjatë dhe përfundimi është i thjeshtë: Vlora nuk paska më burra në drejtim!

Pozicionet më të larta: të gjitha gra

  • Kryetarja e Bashkisë – Grua
  • Prefektja e Qarkut – Grua
  • Nënkryetarët e Bashkisë – dy gra
  • Kryetarja e Këshillit Bashkiak – Grua
  • Rektorja e Universitetit – Grua

Shëndetësi – gra në çdo nivel

  • Drejtore e Spitalit Rajonal
  • Drejtore e Spitalit Psikiatrik
  • Drejtore e Shëndetit Publik për Jugun
  • Drejtore e Sigurimeve Shoqërore

Administratë & Agjenci – vetëm gra

  • Drejtore e Zyrës së Punës
  • Drejtore e Inspektoratit të Punës
  • Drejtore e Bregdetit
  • Drejtore e Bujqësisë
  • Drejtore e Infrastrukturës
  • Drejtore e Gjelbërimit
  • Drejtore e Turizmit
  • Drejtore e Auditit
  • Drejtore e Protokollit
  • Drejtore e Arkivit
  • Drejtore e Konvikteve

Kultura, sporti, ndërmarrjet – sërish gra

  • Drejtoresha e Pallatit të Kulturës
  • Drejtoresha e Qendrës Kulturore të Fëmijëve
  • Drejtoresha e Pallatit Shumësportësh “Flamurtari”
  • Drejtoresha e “Vlora Parking”

Shkollat: çdo drejtore, pa përjashtim – grua

Nga “Jani Minga”, “24 Maj”, “Marigo Posio”, “Ismail Qemali”, “Lef Sallata”, “Rilindja”, “Halim Xhelo”, “28 Nëntori”, “15 Tetori”, “PLM” – të gjitha drejtohen nga gra.

Edhe qendrat PAK, kopshtet dhe çerdhet janë të gjitha të drejtuara nga gra.

A është kjo kohezion, meritokraci apo kapje politike?

Fakti që asnjë burrë nuk gjendet në krye të institucioneve kryesore të Vlorës hap disa pyetje të mëdha:

  • A kemi të bëjmë me meritokraci reale?
  • Apo me një model të centralizuar ku pushteti lokal kontrollohet përmes një rrethi të vetëm preferencial?
  • Si shpjegohet që në një qytet të madh, me mijëra profesionistë, asnjë mashkull nuk “kualifikohet” për drejtim?

Në pamje të parë, duket si sukses i grave në administratë  por në thelb ngre dyshime të forta për një ekuilibër të prishur institucional dhe një model emërimesh që i ngjan më shumë lojës së preferencave politike, sesa një sistemi të shëndetshëm zgjedhjesh profesionale.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.