E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Njerëzit gati i kemi, mos mendoni se s’mund ta bëjmë dhe ne një 21 janar”
Lajme

“Njerëzit gati i kemi, mos mendoni se s’mund ta bëjmë dhe ne një 21 janar”

Deklarata e fortë e Luçiano Boçit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçjani Boçi, komentoi protestën e dytë të zhvilluar nga PD para Kryeministrisë, të cilën kryedemokrati Sali Berisha e ka quajtur një “foltore të dytë”.

Duke bërë një paralele me demonstratën e organizuar nga PS më 21 janar, Boçi theksoi se rruga e PD drejt qëllimit për të drejtuar vendin nuk mund të kalojë mbi kufoma.

“Dëshira e Partisë Demokratike, ose qëllimi i saj për të qenë në drejtimin e vendit, jo thjesht në pushtet, të jeni të bindur nuk kalon mbi kufoma.

Pra, nëse sot ka një qëndrim të përgjegjshëm të PD, askush të mos mendojë se PD nuk ka forca ose mënyrë organizimi për ta radikalizuar situatën.

Për të bërë thirrje që nxisin emocione te njerëzit, duke thënë ‘do hyjmë në Kryeministri, do marrim zvarrë Ramën’, kjo është përgjegjësi politike që menaxhon situata të tilla”, tha Boçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.