E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbulohet kërkesa e Qeverisë drejtuar Kushtetueses për Ballukun
Lajme

Zbulohet kërkesa e Qeverisë drejtuar Kushtetueses për Ballukun

Qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë të jashtëzakonshme për pezullimin e vendimit të GJKKO-së, duke argumentuar se largimi nga detyra i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, rrezikon funksionimin normal të institucioneve dhe e prek drejtpërdrejt zbatimin e projekteve strategjike të vendit.

Kërkesa është depozituar më 21 nëntor dhe mban firmën e kryeministrit Edi Rama. Në të, Këshilli i Ministrave kundërshton masën e Gjykatës së Posaçme, e cila pezulloi Ballukun nga të gjitha detyrat ekzekutive pasi ajo u mor e pandehur në hetimin për tenderin e tunelit të Llogarasë dhe është nën hetim për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe.

Sipas qeverisë, vendimi i GJKKO-së cenon jo vetëm ekzekutivin, por edhe kompetencat e tre institucioneve kushtetuese: Kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit. Në argumentimin zyrtar thuhet se zëvendëskryeministrja, si pjesë e Këshillit të Ministrave, gëzon të njëjtin nivel imuniteti si deputetët, ndaj një pezullim nga detyra përmes vendimit gjyqësor përbën shkelje të garancive kushtetuese.

Qeveria kërkon pezullimin vetëm të pjesës së vendimit që lidhet me largimin nga detyra, duke pretenduar se mungesa e Ballukut krijon një “vakuum institucional” dhe paralizon funksionimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Në dokument theksohet gjithashtu se kjo situatë rrezikon proceset e integrimit europian, përfshirë propozimin dhe miratimin e rreth 800 projekteve deri në fund të vitit 2027.

Ndërkohë, vendimi i GJKKO-së përfshin jo vetëm pezullimin nga detyra, por edhe ndalimin e daljes jashtë vendit për Belinda Ballukun, si pjesë e masave sigurie të vendosura ndaj saj.

Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e qeverisë në ditët në vijim, ndërsa ekzekutivi synon rikthimin e Ballukut në detyrë deri në një vendim përfundimtar për kushtetutshmërinë e masës së pezullimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.