Si iu vunë prangat në Akademinë e Policisë oficerit të Antiterrorit
Akuza për dekonspirim hetimesh, korrupsion dhe lidhje me klanet e trafikut të drogës
Publikohet fotoja e oficerit të Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i arrestuar së fundmi nga SPAK për përfshirje në grupin e organizuar kriminal të goditur nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me palën italiane.
Haxhiaj akuzohet për disa vepra penale, përfshirë nxjerrjen e sekretit hetimor, korrupsionin dhe shpërdorimin e detyrës, ndërsa dyshohet se gjatë kohës kur kanë ndodhur veprat penale, ka qenë pjesë e Forcave Operacionale.
Arrestimi i tij lidhet me një operacion të gjerë ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, i zhvilluar në Itali, Shqipëri, Angli dhe Francë. Gjykata e Breshias ka lëshuar në total 24 masa sigurie, nga të cilat 10 janë ekzekutuar në territorin italian.
Në Tiranë, me urdhër të SPAK, u arrestua oficeri Igli Haxhiaj, që dyshohet se kishte lidhje me klanet shqiptare të trafikut të drogës dhe se ka dekonspiruar hetimet gjatë kohës që shërbente në Operacionalen.
Detaje të reja tregojnë se në momentin e ndalimit, Haxhiaj ndodhej në Akademinë e Policisë, ku ishte i angazhuar në një kurs tremujor specializimi për Antiterrorin. Masa e sigurisë ndaj tij është ekzekutuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



