E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherri i Nokës me demokraten, Berisha “shuplakë” deputetit
Lajme

Sherri i Nokës me demokraten, Berisha “shuplakë” deputetit

“Askush nuk mund të largojë zojnën nga partia”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Anila Aliajt, e cila tha se ishte larguar nga PD pas debatit të ashpër me Flamur Nokën. Berisha e mohoi këtë pretendim, duke theksuar se nuk ekziston asnjë vendim për përjashtimin e saj.

Sipas Berishës, Partia Demokratike është një forcë e hapur dhe askush nuk mund të përjashtohet për shkak të kritikave apo debatit me drejtues të partisë.

“Ajo zonja që foli me Nokën nuk është larguar nga partia. Askush nuk mund të largojë asnjë anëtar apo simpatizant pse i tha këto Berishës apo Nokës. Kjo nuk ekziston në këtë parti,” deklaroi ai.

Berisha shtoi se, edhe në rastin hipotetik të një vendimi të padrejtë, Aliaj do të kishte mundësinë të apelonte:

“Në rastin ekstrem, nëse do të ndodhte një vendim i tillë, zonja ka rrugën e hapur për ankesë ndaj padrejtësisë që mund të pretendojë se i është bërë,” u shpreh kreu i PD.

Ai theksoi se Aliaj ka zgjedhur të dalë në media për çështjen, por nënvizoi se aktualisht nuk ka asnjë vendim të asnjë forumi që ta ketë përjashtuar atë nga partia.

“Ne jemi PD e mendimit të lirë,” përfundoi Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.