Erion Braçe ‘i papërmbajtshëm’, sulmon Arben Ahmetajn
“Eksperti i madh i rrënoi dhe u vodh masivisht”
Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kritikuar ashpër ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati, gjatë diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë mbi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, për TVSH-në”.
Braçe akuzoi ish-ministrin e Financave se kishte bashkuar skemën e kompensimit të fermerëve me TVSH-në, një kombinim që sipas tij solli vjedhje masive.
Braçe: “Skemën e kompensimit të fermerit bëje si të duash, por dua të ndalemi te rregulli i TVSH në blerje dhe shitje, për kaq po të flas. Skema e shitjes… Në 2018 kanë qenë bashkë. Eksperti i madh i asaj kohe i bëri bashkë dhe çfarë ndodhi? U vodh masivisht. Ekspert i madh i asaj kohe dhe e rrënoi! Tani nuk ka kërkuar kush që të shërbejë si kompensim, jo! Zbatim i skemës së TVSH.”
Braçe theksoi se këto gabime të së kaluarës kanë pasur pasoja të drejtpërdrejta për prodhimin vendas dhe për të drejtën e fermerëve, duke i lënë ata pa përfitime reale nga skema që ishte menduar për t’i mbështetur.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



