E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Për plazh: Në Durrës të vjen topi marmalatës mu në gojë”
Uncategorized

“Për plazh: Në Durrës të vjen topi marmalatës mu në gojë”

Gazetari i njohur Olti Curri ka reagur mbi një njoftim që Ambsada Amerikane ka bërë në faqen e saj zyrtare në Facebook. Në njoftimin e ambsadës shpjegohej mënyra sesi mund të aplikoni për vizë gjatë vitit 2018. Për ndihmë ambasad ka emëruar Anën e cila është konsullë nga Kalifornia.

Me anë të një ilustrimi Ana prezanton dëshirat e saj të cilat janë të vrapojë, të ngjitët në mal, të shijoj makiaton apo byrekun në Shqipëri. Për këto dëshira blogeri Olti Curri, me anë të një stausi në Facebook i ka dhënë disa këshilla reale Anës se si është të shijosh mikpritjen shqiptare.

Postimi i Plotë

Anna mireseerdhe ne Shqiperi ?…Mikpritja shqiptare me detyron te keshilloj per disa gjera :
1-Kujdes kur vrapon, se po theve kemben apo po e ndrydhe ne spitalet shteterore do te duhet te shkosh me qese allçiu me vete, plus ilaçeve te tjera qe duhet ti blesh vete.
2-Kur ngjithesh neper male, merr dike me vete se policia nuk po ja del te shtyje furgonat e vet qe i le nafta rruges, e jo te te mbroje ty nga ujku apo rojtari qefli i pyllit.
3-Per plazh: nga jugu s’ke drita e uje dhe do lesh rrogen e nje muaji ne nje jave, nga Durresi te vjen topi marmalates mu ne goje, prandaj kur te notosh ha çamçakez.
4-Byreku te befte mire, po je qe je kerkoje qe te mos jete gatuar me miell serb ( nga Gazeta TEMA: Mielli serb me standard proteine 9% nuk mund të bëhet bukë pa ndihmën e disa aditivëve që janë të rrezikshëm për shëndetin. Shpjegon këtë situatë, Adi Haxhiymeri, kryetar i Shoqatës së industrisë Përpunuese të Miellit).
4- Makiaton ta sherbefte ndonje kamarier te cilit i paguajne sigurimet shendetesore dhe nuk i marrin shpirtin pa asnje dite pushim ne jave.
Photo credits : U.S. Embassy – Tirana

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.