Shehaj: “Elefanti në dhomë” është Berisha, problemi kryesor i PD-së

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, foli hapur për situatën aktuale brenda Partisë Demokratike dhe sfidat që, sipas tij, pengojnë rikthimin e saj si një forcë politike e besueshme.

Shehaj theksoi se problemi kryesor që PD vazhdon të shmangë është figura e Sali Berishës.

“Elefanti në dhomë te PD që duhet adresuar është Sali Berisha, duan apo s’duan,” deklaroi ai.

Sipas Shehajt, përgjegjësia nuk qëndron te strukturat bazë apo drejtuesit lokalë, por te mungesa e vullnetit për të trajtuar çështjen thelbësore që mban pezull rikuperimin politik të partisë.

“Nuk e ka fajin një kryetar seksioni në një fshat të Shqipërisë. Nuk është ky thelbi. Në PD ka shumë figura të mira, por më vjen keq që nuk merren me thelbin,” u shpreh ai.

Shehaj sqaroi gjithashtu në emisionin “Kjo Javë” se komunikimi i tij i fundit me Sali Berishën ka qenë në momentin kur u largua nga Partia Demokratike, duke lënë të kuptohet se marrëdhëniet politike mes tyre janë ndërprerë që prej asaj kohe.

Publikuar nga Publik Media