E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shorti për Kupën e Botës, të gjithë me sytë nga Washingtoni
Lajme

Shorti për Kupën e Botës, të gjithë me sytë nga Washingtoni

Shorti i Kupës së Botës 2026 do të hidhet sot në “Qendrën Kennedy” të Washingtonit, në orën 12:00 me kohën lokale (18:00 sipas orës shqiptare). Ceremonia, si zakonisht, do të shoqërohet me fjalime, performanca të artistëve të njohur dhe sekuenca simbolike me fëmijë që luajnë futboll — pjesë e narrativës së FIFA-s për “unitetin përmes sportit”. Në aktivitet pritet të jetë i pranishëm edhe Donald Trump.

Ky edicion i Kupës së Botës do të sjellë një format të ri: 48 ekipe, në vend të 32, dhe për herë të parë turneu do të zhvillohet në tre shtete pritëse: SHBA, Kanada dhe Meksikë, duke e zgjatur kompeticionin në pesë javë (11 qershor – 19 korrik 2026).

Si janë ndarë vazot?

Nga 48 ekipet pjesëmarrëse (42 tashmë të kualifikuara), janë krijuar 4 vazo me nga 12 skuadra:

  • Vazoja 1: SHBA, Meksika, Kanadaja dhe 9 ekipet më të mira të renditjes FIFA.

  • Vazot e tjera: të ndara sipas renditjes aktuale, me ekipet më të dobëta në Vazon 4.

Shorti do të formojë 12 grupe, secili me nga një ekip nga çdo vazo — pra katër skuadra për grup.

Kualifikimi nga grupet

Në fazën e eliminimit do të kalojnë:

  • 2 ekipet e para të çdo grupi

  • 8 vendet e treta më të mira

Kjo do të formojë 32 skuadra për fazën me eliminim direkt.

Turneu gjithashtu sjell për herë të parë Raundin e 1/16-ave. Ndryshe nga edicionet e mëparshme, për t’u shpallur kampion bote një ekip duhet të luajë 8 ndeshje, një më shumë se më parë.

Favoritët dhe skemat e eliminimit

Struktura e re e shortit shmang përplasjet e hershme mes “çifteve të mëdhenj”. Nëse kryesojnë grupet e tyre, Spanja dhe Argjentina nuk mund të përplasen përpara fazave të vona, e njëjta gjë vlen edhe për Francën dhe Anglinë.

Vazot e shortit

Vazo 1: Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani.

Vazo 2: Kroacia, Maroku, Kolumbia, Uruguai, Zvicra, Japonia, Senegali, Irani, Koreja e Jugut, Ekuadori, Austria, Australia.

Vazo 3: Norvegjia, Panama, Egjipti, Algjeria, Skocia, Paraguai, Tunizia, Bregu i Fildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut.

Vazo 4: Jordania, Kepi i Gjelbër, Gana, Curaçao, Haiti, Zelanda e Re, 4 ekipet evropiane nga play-off-et dhe 2 nga play-off-et ndërkontinentale.

Play-off-et, shansi i fundit për Shqipërinë dhe Kosovën

Në fund të marsit 2026 do të zhvillohen ndeshjet play-off që përcaktojnë gjashtë skuadrat e fundit të Botërorit:

  • Shqipëria udhëton në Varshavë përballë Polonisë

  • Kosova luan në Bratislavë kundër Sllovakisë

Botërori i Amerikës së Veriut në shifra

  • 48 kombëtare

  • 3 shtete pritëse

  • 16 qytete pritëse

  • 12 grupe

  • 104 ndeshje (72 faza grupe + 32 me eliminim)

  • 7 ish-kampionë të kualifikuar

  • 5 debutues

  • 40 ndeshje më shumë se edicioni i kaluar

  • Nga 11 qershori në 19 korrik 2026

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.