Sot hidhet shorti, shqiptarët me sytë nga play off-i i Botërorit
Sot në orën 13:00, në Zyrih, do të hidhet shorti i fazës play off për kualifikimin në Botërorin 2026, ku Shqipëria dhe Kosova janë mes ekipeve pretendente për një vend në turneun më të madh të futbollit.
Shqipëria është vendosur në vazon e tretë, së bashku me Kosovën, duke shmangur përballjen direkte mes tyre. Përveç dy kombëtareve shqiptare, në këtë vazo janë edhe Irlanda dhe Bosnje & Hercegovina.
Nga vazoja e dytë, Shqipëria dhe Kosova do të ndeshen me njërën prej këtyre katër përfaqësueseve:
Polonia, Uellsi, Republika Çeke ose Sllovakia.
Në rast fitoreje në gjysmëfinale, skuadrat shqiptare do të luajnë finalen me fituesin e një çifti tjetër, të përcaktuar nga vazot 1 dhe 4. Të dyja kombëtaret shqiptare do ta luajnë ndeshjen e parë jashtë fushe, ndërsa një short tjetër do të përcaktojë ekipet që do të kenë avantazhin e fushës në finalet.
Kalendar i play off-it:
-
Gjysmëfinalet: e enjte, 26 mars 2026
-
Finalet: të martën, 31 mars 2026
Ndërkohë, FIFA ka vendosur që të gjitha përfaqësueset që do të kalojnë nga play off-i do të përfshihen në vazon e katërt të fazës finale të Botërorit, shorti i të cilit do të hidhet më 5 dhjetor.
Vazot e shortit të play off-it
VAZO 1: Itali, Danimarkë, Turqi, Ukrainë
VAZO 2: Poloni, Uells, Republika Çeke, Sllovaki
VAZO 3: Shqipëri, Kosovë, Irlandë, Bosnje & Hercegovinë
VAZO 4: Suedi, Rumani, Maqedoni e Veriut, Irlandë e Veriut
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



