E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD tradhëton Kalanë, kandidate Jola Hysaj
Lajme

PD tradhëton Kalanë, kandidate Jola Hysaj

Një figurë e panjohur për Avokatin e Popullit me hije skandalesh në sfond

Partia Demokratike pritet të shkojë drejt një emri të vetëm për postin e Avokatit të Popullit, dhe sipas burimeve nga grupi parlamentar, zgjedhja duket të jetë fokusuar tek Jola Hysaj. Një emër pak i njohur për publikun e gjerë, e cila zyrtarisht mban funksionin e sekretares për marrëdhëniet me publikun në PD dhe vjen nga Durrësi.

Megjithëse lidhja e saj me PD-në është shfaqur kohët e fundit përmes daljeve publike, promovimi i Hysajt nuk duket të ketë rrënjë politike por buron nga bashkëshorti i saj, Leonard Kadrimi, ish-zëvendësdrejtor i Kadastrës Durrës, i arrestuar një vit më parë për tjetërsim prone prej 448 mijë m².

Në periudhën kur Kadrimi ishte në detyrë, Jola Hysaj dilte në foltoret e PD për të denoncuar qeverinë Rama, por asnjëherë skandalet e pronave në Durrës shtrohen si pyetje të hapura. Në një intervistë televizive tre vite më parë në Klan, Hysaj foli për jetën luksoze në banesën e saj, por videoja më pas u hoq nga YouTube – një detaj që ngre diskutime mbi imazhin publik që kërkohet të ruhet para kandidimit.

Raportet tregojnë se karriera dhe afrimi i saj me PD është lidhur më shumë me marrëdhëniet e biznesit të tokave mes Kadrimit dhe Shkëlzen Berishës, ku sipas të njëjtave burime, bashkëpunimi ka qenë i ngushtë. Pikërisht kjo ka krijuar debat të brendshëm, pasi një parti me qindra juristë e profesionistë nuk paraqet një kandidaturë të pastër ligjore, por zgjedh pikërisht një figurë të lidhur me procese pronash dhe hetime aktive.

Kujtojmë se bashkëshorti i Hysajt u arrestua në prill 2024, u lirua në korrik të po atij viti dhe dosja ndaj tij vazhdon të jetë nën hetim. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar që sot emri i saj të qarkullojë si kandidatura kryesore e PD-së për Avokatin e Popullit.

Nga ana tjetër, Sali Berisha del publikisht dhe përmend si kandidat Besim Ndregjonin, 77 vjeç, edhe pse kriteret ligjore për moshën e Avokatit të Popullit janë më të ulëta se kjo – detaj që e di si ai, ashtu edhe mazhoranca. Megjithatë, loja parlamentare duket të shkojë drejt kompromisit të heshtur mes palëve.

Në një situatë ku opozita pretendon të rikthejë besimin publik, zgjedhja e një kandidateje të lidhur me skandale dhe hetime të vazhdueshme për prona ngre pikëpyetje serioze:
• A është kjo fytyra më e denjë që PD ofron për mbrojtësin e të drejtave të qytetarëve?
• Pse një parti me kapacitete ligjore të mëdha bie pikërisht tek një emër i kontestuar?
• A është ky vendim produkt i meritës, apo i pazareve politike?

Nëse zgjedhja finalizohet, duket se PS dhe PD – ndonëse në retorikë përplasen – gjejnë gjuhë të përbashkët kur bëhet fjalë për interesa dhe njerëz që u vlejnë të dyja palëve.

Në fund, mbetet ndjesia se skenari në Parlament është i njëjtë:
ndryshojnë aktorët, por pazaret rrijnë po aty.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.