Zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Albania 5
Ja kush do e moderojë
Spektakli më i ndjekur në Shqipëri dhe më gjerë, “Big Brother VIP 5”, është gati të ndezë sërish rrjetin.
Nën drejtimin e Ledion Liços, edicioni i ri i reality show-t që ka dominuar shikueshmërinë vit pas viti pritet të sjellë emocione, tension, surpriza dhe skena që bëhen çdo ditë kryefjalë e rrjeteve sociale.
Prej 20 dhjetorit, shtëpia më e famshme në vend hap dyert për banorët që do të vëzhgohen 24 orë në ditë, përmes qindra kamerave dhe dy kanaleve të dedikuara në DigitAlb. Ndërkohë që publikun e ka përfshirë ethet e pritjes, rrjeti vijon të “ziejë” me emra të mundshëm konkurrentësh, por gjithçka mbetet enigmë deri në natën e madhe të nisjes.
Një gjë është e sigurt: edicioni i pestë pritet të jetë më i fuqishëm, më i bujshëm dhe më surprizues se kurrë.
E ardhmja vjen më 20 dhjetor – dhe do të ndiqet nga miliona sy.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



