E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tensione tek Kryeministria, Rama i çon policinë Lapajt
Lajme

Tensione tek Kryeministria, Rama i çon policinë Lapajt

Një incident i pazakontë është regjistruar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po zhvillon një protestë të hapur që prej ditës së djeshme.

Lapaj nisi një formë të re proteste duke qëndruar i ulur në një karrige përballë institucionit, duke deklaruar se do të protestojë i vetëm dhe pa afat. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, dhjetëra qytetarë dhe aktivistë iu bashkuan nismës së tij.

Në mbrëmje, Lapaj tentoi të vendoste një çadër kampingu për t’u mbrojtur nga temperaturat e ulëta, por ndërhyrja e menjëhershme e policisë e pengoi këtë veprim. Dhjetëra efektivë u përplasën me aktivistët dhe vetë Lapajn për të ndaluar ngritjen e çadrës, ndërsa më pas mjetet e protestës u sekuestruan.

Pas ndërhyrjes, policia është larguar nga zona, ndërsa protestuesit kanë vijuar të qëndrojnë aty.

Lapaj e kishte paralajmëruar protestën një ditë më parë, duke theksuar se ajo erdhi si reagim ndaj heshtjes së qytetarëve gjatë “Ditës së Rinisë”. Sipas tij, shoqëria dhe veçanërisht të rinjtë po përballen me një “dëmtim të pakthyeshëm”, ndërsa qëllimi i protestës mbetet largimi i Kryeministrit Edi Rama nga detyra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.