Halla rrëfen zhgënjimin e dhimbshëm të Shpat Kasapit me kolegët
Humbja e këngëtarit Shpat Kasapi ka tronditur komunitetin e artistëve shqiptarë, jo vetëm brenda vendit, por edhe në diasporë. Megjithatë, pas dhimbjes së dukshme, disa kolegë të tij duket se qëndruan larg dhe nuk ofruan mbështetjen që ai kërkonte.
Për herë të parë pas vdekjes së nipit të saj, halla e Shpat Kasapit ka ndarë kujtimet për jetën dhe karrierën e tij të shkëlqyer muzikore. Ajo vlerësoi pasionin dhe suksesin që Shpati arriti në skenën shqiptare, por nuk nguroi të tregonte edhe dhimbjen e saj më të madhe.
“Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi askënd. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi bashkëpunim dhe mbështetje nga kolegët e tij kohët e fundit të karrierës, por ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme. Nuk e di si do jetë rruga në vazhdim”, rrëfeu halla e tij në një intervistë për televizionin “Alsat”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



