PD-JA si polici Bullgar !
Irena Beqiraj
kërkon për hedhjen në votim” për këtë arsye çështja do të shkojë në Kushtetuese”
Po ka mundësi të ndodhë që firmat të mos tregonin mbështetje për kandidatin ! Kështu i ndodhi edhe policit bullgar i cili ndaloi djalin e Presidentit teksa ecte me shpejtësi në autostradë .
Sipas ligjit bullgar të asaj kohe, për çdo shkelje të rregullave të qarkullimit polici në patentë të hapte një vrimë .Nëse behëshin tre , individit i hiqej e drejta të drejtonte mjetin .
Polici pa u menduar dy herë kërkoi patentën edhe hapi vrimën në patentën e djalit , i cili filloi të ulërinte -Po ç’bën kështu ! Lexoje emrin tim! Jam djali i Presidentit .
Ç’të bënte polici i shkretë?! Nxorri stilolapsin edhe shkroi mbi patentë -“Kjo vrimë nuk është vrimë ! ”
Kështu pra ato firma nuk ishin firma , edhe këtë PD-ja do ta vërtetojnë në Gjykatë Kushtetuese !
Çfarë të them , jam pa fjalë !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



