Teserat i keni vetëm t’i bindeni Autokratit Rama, jo të mendoni vetë
Nëse nuk e dinë le ta mësojnë !
Reforma territoriale e vitit 2015 duhet të ishte vlerësuar në katër komponentë :
1) rritjen e efikasitetit ekonomik të ofrimit të shërbimeve
2) përmirësimin e cilësisë e demokracisë lokale
3) Shpërndarjen e burimeve (dhe nivelin e pabarazisë midis qeverive lokale)
4) Aftësia për të zbatuar politikat e zhvillimit ekonomik lokal.
Pa një matje të qartë , transparente të këtyre 4 komponentëve, djegia e teserave apo kundërshtimi i kryetarit të Diviakës ose siç e quaj unë ” i mrekullisë turistike të shitjes së 12 milionë kastravecave edhe domateve” thjesht po bezdis si miza në zheg “autokratin me shije ”
Për sa kohë që ka 800 mijë vota i lodhur nga ngathtësia e servileve të tij për të implementuar sa hap e mbyll sytë pa proçedurë kërkesat e tij do të kërkojë që pushteti lokal të kthehet në një kompani publike e formës Holding , bashkitë në degë të saj, edhe drejtorët të emëruar me një të rënë të lapsit.
Për ti shpëtuar rregullave të prokurimit publik , transparencës edhe llogaridhënies, partneriteti publik privat siç e kemi parë të implementuar në kompanitë e formuar rishtazi tek AKSHI , në mbrojtje apo shëndetësi mund të jetë e vetmja formë për rritjen e efiçencës në implementimin e vizionit të “Autokratit me shije” !
Si tha Braçe nga Rama na ndan vetëm humbja e pushtetit!
Nëse nuk e dini , mësojeni ! arsyeja përse i keni ato tesera e përse jeni zgjedhur në ato pozicione , është të mos mendoni vetëm të bindeni !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



