Në mënyrë të pashërueshme e korruptuar!
Projekti të cilën përfituesi i vetëm i saj, investitori e konsideron “të nxituar” mbështetet në një marrëveshje me asimetri të theksuar të ndarjes së rrisqeve edhe përfitimeve midis privatit edhe publikut . E mbështetur në një ligj të përshtatur vetëm për projektin, ku ofrohen përjashtime të cilat justifikohen si zhvillim, ku mbikëqyrja zëvendësohet nga diskrecioni politik, projekti transferon asete dhe privilegjeve të mëdha publike te Eagle Hills, ndërsa ekspozon publikun përballë rrezikut spekulativ, humbjes së të ardhurave dhe barrën e plotë financiare të ndërtimit të një porti zëvendësues . Transferimi i 80.9 hektarë tek investitori , ndërkohë që edhe pse investimi është vlerësuar 2 miliardë euro bilancet tregojnë se investitori “prestigjioz” po e financon atë me anë të shitjeve në avancë të apartamenteve si edhe lehtësimi bujar fiskal, pasi projekti u përjashtua nga kontributi në fondet e strehimit social rreth 57 milionë euro dhe taksa e infrastrukturës , tregojnë se investimi “i nxituar” për Alabar ka transferuar në mënyrë efektive paratë publike edhe pronën publike tek ky i fundit, duke i kaluar gjithë rrisqet e projektit tek publiku.
Për më tepër realizimi i këtij projekti kërkoi edhe zhvendosjen e portit kryesor të mallrave në Shqipëri zëvendësimi i të cilit përveç vështirësive teknike të ndërtimit kërkon 1 miliardë euro të tjera nga, taksapaguesit .
Ky projekt simbolizon modelin e përkthyerjes së rregullave; legjitimimin e qeverisjes diskrecionare pa trasparencë edhe llogaridhënie ku qeveria negocion drejtpërdrejt pa transparencë me investitorët; parlamenti miraton marrëveshjen në vend që t’a shqyrtojë atë; dhe qeverisja lokale mënjanohet ose vendoset në shërbim të pushtetin qendror; edhe ku gjithmonë nuk zhgënjen as BE -ja angazhimi i së cilës u kufizua në kritikë procedurale dhe raportim teknik, duke anashkaluar kushtëzimin edhe monitorimin në vend.
Ky projekt fatkeqësisht i nxituar edhe për investitorin nuk është gjë tjetër veçse një transaksion që shkëmben disiplinën rregullatore me spektaklin ; ku “prestigji” zëvendëson llogaridhënien; ku diskrecioni rregullator, anashkalon mbikëqyrjen ; ku të gjitha përfitimet transferohen tek investitori edhe rrisqet mbeten me publikun.
Ky projekt i nxituar është një parathënie për projekte si Sazani apo Zverneci të cilat po ashtu anashkalojnë kontrollin institucional dhe publik duke filluar nga shqyrtimi i prokurimit e deri te shqyrtimi i efekteve mjedisore edhe trashëgimisë, ku kapitali i huaj nuk tenton të rrisë vlerën e aseteve publike por thjesht ti shfrytëzojë ato . Ato bëhen të mundura jo për shkak të gjeografisë as origjinës së kapitalit por për shkak të papërgjegjshmërisë e qeverisjes.
Për çdo projekt ku ligjshmëria negociohet në vend që të zbatohet, dhe interesi publik tregtohet, besimi shpërdorohet , edhe “Besa” shpërdorohet sepse kjo qeveri.
Nuk është vëtëm e paaftë për të bërë gjënë e duhur, mbi të gjitha është në mënyrë të pashërueshme e korruptuar !
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



