E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjenden 1 ton kanabis sativa në Skrapar, një person në pranga. Ja emri
Lajme

Gjenden 1 ton kanabis sativa në Skrapar, një person në pranga. Ja emri

Një sasi e madhe kanabisi, prej rreth 1 ton, është zbuluar mesditën e sotme në Skrapar. Vetëm në një në një zonë të pyllëzuar janë gjetur 697 kilogramë kanabis.

Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga oficerët e policisë së Beratit është ushtruar kontroll në vendin e quajtur “Qafa e Qershisë”, në fshatin Ujanik, ku u gjet e fshehur lëndë narkotike.

Sasia e drogës ishte fshehur në një zonë të pyllëzuar në dy vende të ndryshme, e futur në thasë.

Pas veprimeve hetimore u arrestua Hekuran Musabelliu, i dyshuar si posedues i saj.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Beratit për akuzën e “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.