VIDEO/ Protesta e opozitës, Rama “blindon” Kryeministrinë
Një ditë para protestës kombëtare të opozitës, në ambientet e jashtme të Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike në fasadën përballë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, aty ku pritet të zhvillohet tubimi më 22 dhjetor.
Punonjës të shërbimeve kanë instaluar pjesët metalike me qëllim mbrojtjen e godinës nga ndonjë sulm i mundshëm gjatë protestës.
Protesta, e cila është paralajmëruar të nisë në orën 18:00, ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj qeverisë dhe kërkesën për rrëzimin e saj.
Opozita akuzon ekzekutivin për një sërë skandalesh, duke përfshirë abuzime me tenderat e AKSHI-it dhe aferat korruptive në disa investime madhore publike, për të cilat është marrë e pandehur zv/kryeministrja Belinda Balluku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



