E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku e pandehur nga SPAK, opozita ‘derdhet’ sot në protestë
Lajme

Balluku e pandehur nga SPAK, opozita ‘derdhet’ sot në protestë

Opozita pritet të zbresë sot në një protestë kombëtare, të cilën e cilëson si reagim qytetar ndaj korrupsionit qeveritar dhe pasojave të tij të drejtpërdrejta në jetën e qytetarëve. Sipas saj, keqqeverisja ka prodhuar varfërim, pasiguri dhe ka cenuar rëndë standardet e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta.

Në fokus të tubimit janë akuzat e fundit që rëndojnë mbi zëvendëskryeministren dhe njëherazi ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Emri i saj është përmendur në disa afera që lidhen me tendera me vlerë miliona euro, përfshirë projektet e Unazës së Madhe dhe Tunelit të Llogarasë.

Opozita u ka bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën që do të mbahet në orën 18:00 para Kryeministrisë. Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Ballukut, duke pretenduar se ajo zotëron qindra apartamente dhe dy jahte.

Sakaq, Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK, ndërsa vijon procedura për heqjen e imunitetit parlamentar, pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme. Ky proces, nëse përfundon, mund të çojë drejt masave penale ndaj figurës së dytë më të rëndësishme të qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.