‘Big Brother-i’ i Agasit: Pazare, tendera dhe rrëmbim biznesmeni
Ergys Agasi duket se kishte vendosur një kamera të fshehtë në zyrën e tij të punës, duke regjistruar çdo takim që zhvillonte. Pamjet filmike u ruajtën në një hard disk, i cili më vonë u sekuestrua nga SPAK gjatë hetimeve për kontrabandë cigaresh.
Nga regjistrimet rezulton se Agasi filmoi veten ndërsa bënte pazare me shefen e AKSHI, Mirlinda Karçanaj, dhe biznesmenin Ermal Beqiri.
Këto pamje me zë dhe figurë jo vetëm që fundosën Agasin, por gjithashtu zbuluan një grup kriminal që zhvaste tendera, duke përfshirë edhe rastin e rrëmbimit të biznesmenit Gerond Meçe.
Mësohet se Agasi nuk ka regjistruar vetëm takime me këta persona, por edhe me figura të politikës, policisë dhe biznesit, duke i dhënë SPAK mundësinë të dokumentojë rrjetin e lidhjeve të tij.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



