Gur i madh zë drejtuesin e skrepit, niset me helikopter drejt Tiranës
Aksident i rëndë në Borsh
Një aksident i rëndë në punë ka ndodhur rreth orës 15:00 në një gurore në Borsh, duke alarmuar punonjësit dhe qytetarët përreth.
Një gur i madh ka rënë papritur, duke zënë brenda drejtuesin e skrepit, Adnan Hysi, 43 vjeç, i cili u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur gjatë operacioneve të përditshme në gurore, ndërsa autoritetet po punojnë për të sqaruar shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë.
I lënduari është transportuar urgjentisht me helikopter drejt Tiranës, ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar në një spital të nivelit të lartë. Hysi ka pësuar fraktura të shumta në gjymtyrët e poshtme dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa stafi mjekësor po bën gjithçka për stabilizimin e tij.
Qytetarët e zonës kanë shprehur shqetësimin për sigurinë në vendet e punës dhe kanë kërkuar kontrolle më strikte për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



