E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Salianji takim në Shkodër, Berisha i tenton sabotimin
Lajme

FOTO/ Salianji takim në Shkodër, Berisha i tenton sabotimin

Zbardhet mesazhi i dërguar tek anëtarët e PD-së

Akuza se organizohet nga Benet Beci dhe i shërben axhendës së Ramës

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka paralajmëruar një tjetër takim në qytetin e Shkodrës, i cili duket se ka shqetësuar drejtuesin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ky i fundit u ka bërë thirrje demokratëve të mos marrin pjesë në foltoren e organizuar nga Salianji.

Pas polemikave të mëparshme që e lidhnin me figura të dyshimta kriminale, tani zyrtarët e PD-së e kritikojnë ish-deputetin, duke theksuar se organizimi i takimit të sotëm në Shkodër është nën kujdesin e Benet Becit.

Në mesazhin e dërguar për anëtarët e Partisë Demokratike, theksohet se takimi ka karakter privat dhe nuk ka asnjë lidhje me strukturat zyrtare të PD-së. Për më tepër, theksohet se ky aktivitet duket se i shërben interesave politike të kryeministrit Edi Rama.

“Ky takim është i organizuar në mënyrë tërësisht private, pa lidhje me Partinë Demokratike, nga Benet Beci dhe falanga e tij. Për më keq, duket se ka edhe mbështetje nga individë me precedentë penalë. Dega e PD-së në Shkodër u bën thirrje anëtarëve të distancohen, pasi ky aktivitet i shkon për shtat axhendës së qeverisë,” thuhet në mesazhin zyrtar.

Sali Berisha ka paralajmëruar mundësinë e përjashtimit të Salianjit nga Kryesia, ndërsa ish-deputeti ka deklaruar se qëllimi i takimeve të tij është rivitalizimi i degëve të PD-së që janë lënë pas dore dhe rikthimi i pjesëmarrjes aktive të demokratëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.