E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha heq dorë nga pretendimet, u shtrin dorën Shehajt, Qorit e Lapajt
Lajme

Berisha heq dorë nga pretendimet, u shtrin dorën Shehajt, Qorit e Lapajt

Bën thirrje për bashkim gjithëpërfshirës të opozitës për protestë kombëtare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se protesta e radhës e opozitës do të jetë gjithëpërfshirëse, me ftesë për të gjitha partitë politike opozitare, në përpjekje për të krijuar një front të gjerë kundër qeverisë.

I pyetur nëse protesta do të zhvillohet para datës 20 shkurt, në referencë të ngjarjeve të 20 shkurtit 1991, Berisha tha se vendimi për datën do të merret pas konsultimeve që nisin që sot, duke lënë të hapur mundësinë që protesta të mbahet përpara kësaj date simbolike.

Sipas tij, objektivi i opozitës është bashkimi i forcave politike për t’i dhënë, siç u shpreh, “goditjen e fundit narko-regjimit”, ndërsa strategjia kryesore mbetet vijimi i protestave.

Në deklaratën e tij, Berisha u ndal edhe te çështja e flamujve partiakë në protesta, duke theksuar se simbolika partiake nuk përbën pengesë për unitetin opozitar dhe se çdo forcë politike ka të drejtën të përfaqësohet me identitetin e saj.

“Do ftojmë të gjitha partitë. Është koha të krijojmë një front të gjerë opozitës që forcat opozitare politike të qëndrojnë në lartësinë e kërkesës së kësaj kohe dhe t’i japin goditjen e fundit narko-regjimit.

Data e radhës do të përcaktohet por ka shumë mundësi që të mbahet para datës 20 shkurt. Konsultimet nisin sot. Ne nuk heqim dorë, strategjia jonë është protesta.

Nuk besoj se flamujt mund të jenë pengesë. Ne nuk kemi asnjë pretendim që Partia Mundësia të vijë në protestë pa flamurin e vet. Flamuri i Partisë Mundësia do të mbledhë të gjithë ata që e mbështesin. Nuk është se nuk do të donim të shihni protesta pa flamuj të kryetarëve,” tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.