E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Babai i 3 fëmijëve shpërthen ndaj ish-gruas, trondit me të pathënat
Lajme

Babai i 3 fëmijëve shpërthen ndaj ish-gruas, trondit me të pathënat

“Më tradhtoi në sy të fëmijëve, i dashuri i saj më rrahu djalin”

Nëna e fëmijëve e cila lidhet me rastin tronditës të tre fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën të mbyllur në banesën e tyre në qytetin e Durrësit, të vetëm dhe të uritur, ka rrëfyer në studion e emisionit detaje nga jeta e saj personale, duke deklaruar se ka pasur një çështje gjyqësore të hapur në Shqipëri, për shkak të një martese për letra, e kryer sipas saj në këmbim të përfitimit financiar për fëmijën e saj, i cili vuan nga epilepsia.

Ajo u denoncua publikisht nga ish-vjehrra, me të cilën pati edhe një përballje live në studio. Gjatë kësaj përballjeje, nëna e kundërshtoi ashpër ish-vjehrrën, duke e akuzuar se e gjithë situata ishte e inskenuar prej saj.

Nga ana tjetër, ish-vjehrra deklaroi se gjatë kohës që fëmijët kanë qëndruar dhe janë mbajtur në ambientet e saj, ata nuk kanë qenë kurrë në një gjendje të tillë. Ndërkohë, nëna e tre fëmijëve u shpreh qartë se nuk do të hiqte dorë nga fëmijët e saj.

Ditën e sotme, për herë të parë, ka folur edhe babai i tre fëmijëve në emisionin “Me Zemër të Hapur”. Në një bisedë të gjatë me drejtuesen e emisionit, ai ka rrëfyer detaje nga jeta bashkëshortore, duke pretenduar se divorci ka ardhur si pasojë e tradhtisë nga ana e ish-bashkëshortes.

Sipas tij, ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, madje edhe në prani të fëmijëve, duke shtuar se disponon video që, sipas tij, e provojnë këtë.

Në deklaratat e tij, babai është shprehur:

“Mund të pi një shishe birrë apo të vë ndonjë skedinë, por as nuk jam i alkoolizuar dhe as nuk luaj kumar apo të shes shtëpinë.

Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund ta lërë një baba nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, le të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte se ka urdhër mbrojtjeje. Denoncimi është bërë sepse ish-i dashuri i saj i ka gjuajtur djalit dhe unë kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Unë po kërkoja ish-të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di unë se çfarë do t’i bëj. I kam me video, më ka rrahur djalin e vogël”.

Rrëfimi i babait ka shtuar edhe më shumë tensionin rreth kësaj historie, e cila vijon të ngjallë reagime të forta dhe debat të gjerë në opinionin publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.