FOTO/ Habit Bes Kallaku, ‘gdhend’ në dorë emrin e një femre

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Aktori Besart Kallaku ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve këtë pasdite me një postim enigmatik në Instagram, ku ka zbuluar tatuazhin e tij më të ri.

Në foton e publikuar, Kallaku shfaq një tatuazh në dorë ku lexohet emri “Ejona”, i shoqëruar me një datë dhe një dedikim simbolik:
“Ejona 25.12.2025 – Trëndafil në kohë lufte.”

Megjithëse postimi ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime, aktori nuk ka dhënë asnjë shpjegim shtesë mbi kuptimin e tatuazhit apo identitetin e personit që fshihet pas emrit “Ejona”. Heshtja e tij ka shtuar edhe më shumë misterin rreth domethënies që ky tatuazh ka në jetën personale të aktorit.

Në imazh dallohet dora e Besart Kallakut e ndërthurur me dorën e një vajze, ndërsa postimi shoqërohet me një këngë me nota të forta romantike, një “himn dashurie” me titullin “Do të të dua përgjithmonë”.

Ky detaj ka ngritur pikëpyetje të shumta mes ndjekësve: a bëhet fjalë për një lidhje të re sentimentale? Apo tatuazhi përfaqëson një histori personale me domethënie më të thellë?

Për momentin, gjithçka mbetet në kuadrin e hamendësimeve, ndërsa Besart Kallaku ka zgjedhur ta lërë postimin të flasë vetë.

Publikuar nga Publik Media