E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emiriana Sako bën sehir, fëmijët luajnë në këndin e lojërave të përmbytur
Lajme

Emiriana Sako bën sehir, fëmijët luajnë në këndin e lojërave të përmbytur

Rrebeshet e një dite më parë kanë lënë pas pasoja të dukshme në shëtitoren “Taulantia”, në zonën e Vollgës në Durrës, ku këndi i lojërave buzë detit është mbuluar nga uji. Pellgjet kanë pushtuar hapësirën ku zakonisht fëmijët argëtohen dhe të moshuarit kalojnë kohën e lirë, ndërsa ndërhyrjet për sistemimin e zonës mungojnë.

Ndërkohë që infrastruktura mbetet e përmbytur, reagimi institucional duket i vakët. Në një kohë kur qytetarët përballen me pasojat e reshjeve, kritikat drejtohen ndaj Bashkisë së Durrësit dhe kryebashkiakes Emiriana Sako, për mungesë reagimi dhe masash konkrete në terren.

Pavarësisht situatës, kjo e shtunë me diell e ka gjetur këndin e lojërave sërish të frekuentuar. Fëmijët ngjiten në rrëshqitëse dhe lodra të tjera, edhe pse çdo hap i çon mes ujit të grumbulluar. Të lagur, por të buzëqeshur, ata vazhdojnë të luajnë në mungesë të alternativave të tjera publike.

Edhe të rriturit nuk janë larguar nga zona, duke vijuar lojërat e tavolinës pranë këndit, shpesh me këmbët në ujë. Fundjava ka rikthyer lëvizjen në bregdet, por gjurmët e përmbytjes mbeten të dukshme, duke nxitur debat mbi mirëmbajtjen dhe reagimin e pushtetit vendor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.