E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përkeqësohet situata, izolohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas
Lajme

Përkeqësohet situata, izolohet plotësisht aksi Librazhd-Prrenjas

Situata në segmentin rrugor te Arrat e Gurrës është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të fundit, pas rrëshqitjes masive të tokës dhe dëmtimit të rëndë të strukturës së urës, duke e kthyer zonën në një pikë me rrezik të lartë për çdo lloj qarkullimi.

Rreth orës 22:00, autoritetet vendosën fillimisht pezullimin e lëvizjes së automjeteve dhe më pas ndaluan plotësisht edhe kalimin e këmbësorëve, si dhe të mjeteve të emergjencës – përfshirë zjarrfikëset, policinë dhe ambulancat. Vendimi u mor për shkak të rrezikut të shtuar dhe pamundësisë për të identifikuar qartë zonat e dëmtuara në kushtet e errësirës.

Segmenti i prekur ndodhet në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, një lidhje kyçe për qarkullimin në lindje të vendit. Shërbimet emergjente po devijohen përmes rrugëve alternative nga fshatrat Spathar dhe Dardhë, ndërsa ekipet në terren po punojnë gjatë natës për të hapur një bypass të përkohshëm që do të mundësojë rikthimin minimal të qarkullimit.

Zona vijon të mbetet e izoluar dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat përkatëse, ndërsa rreziku i shembjes së plotë të strukturës konsiderohet ende i lartë. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjen drejt këtij segmenti deri në një njoftim të dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.