E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia e Durrësit ndalon të dyshuarin pasi i gjejnë “një arsenal” me drogë në shtëpi
Lajme

Policia e Durrësit ndalon të dyshuarin pasi i gjejnë “një arsenal” me drogë në shtëpi

Policia e Durrësit ka arrestuar këtë të mërkurë një shtetas 36 vjeçar nën akuzën e trafikut të drogës.

Policia e ndiqte prej kohësh Shpëtim Kolën, nën dyshimet e trafikut dhe prodhimit të lëndëve narkotike, por gjithçka është bërë e qartë kur forcat e specialistëve për hetimin e narkotikëve kanë shkuar në shtëpinë e të riut në Borizanë të Fushë- Krujës.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një “arsenal” të vërtetë, rreth 150 kilogramë drogë.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë goditur një rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

• Shpëtim Kola 36, banues në Borizanë, Fushë-Krujë.

Më datë 09.01.2018 gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e  shtetasit të mësipërm u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 147 kg e 900 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marihuane.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.