E turpshme! Flamuri kuqezi vendoset kokëposhtë në Shtëpinë e Flamurit
Një detaj që nuk ka kaluar pa u vënë re nga qytetarët dhe vizitorët në Vlorë ka tërhequr vëmendjen gjatë ditëve të fundit në një nga vendet më simbolike të historisë shqiptare.
Flamuri kombëtar kuqezi i vendosur në Shtëpinë e Flamurit është parë i vendosur kokëposhtë, një situatë që ka ngjallur reagime dhe diskutime mes qytetarëve.
Kjo godinë historike ka një rëndësi të veçantë për historinë e vendit, pasi pikërisht aty u ngrit flamuri i pavarësisë në vitin 1912 dhe shërbeu si seli e qeverisë së parë shqiptare të drejtuar nga Ismail Qemali, në momentin e shpalljes së pavarësisë.
Sot, ndërtesa funksionon si Muze Kombëtar i Pavarësisë, një institucion që prej vitit 1962 ruan dokumente, objekte dhe relike me vlerë të madhe historike për shtetin shqiptar.
Vendosja e flamurit në këtë mënyrë në një simbol kaq të rëndësishëm historik ka ngjallur diskutime mes qytetarëve, të cilët e konsiderojnë atë një detaj që duhet korrigjuar menjëherë, duke pasur parasysh rëndësinë dhe simbolikën që mbart kjo ndërtesë për historinë kombëtare.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



