E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e turkut në Sauk, publikohet fotoja e autorit
Lajme

Plagosja e turkut në Sauk, publikohet fotoja e autorit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku një shtetas turk ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri nga një bashkëkombës i tij.

I plagosuri është 36-vjeçari Halil Uçar, i cili u qëllua brenda një lokali. Ai është marrë në pyetje nga hetuesit, por nuk ka pranuar të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet, duke deklaruar se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka pasur konflikte me të.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, autori dhe viktima ndodheshin në tavolina dhe në kate të ndryshme të lokalit. Pasi kishte konsumuar darkën në katin e parë, autori është ngjitur në katin e dytë të lokalit, ku ndodhej Uçari, dhe ka hapur zjarr ndaj tij.

Plumbi e ka goditur 36-vjeçarin në shpatull, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Nga kamerat e sigurisë policia ka siguruar disa foto të autorit, ndërsa hetuesit po punojnë për krijimin e identikitit të tij.

Në vendngjarje janë mbledhur materiale gjenetike që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit. Paralelisht, përmes Interpol, autoritetet shqiptare po bashkëpunojnë me autoritetet turke për të zbardhur identitetin e tij dhe për të verifikuar nëse mes dy shtetasve turq ka pasur konflikte të mëparshme në Turqi.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.