E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arresohet 23-vjeçari
Lajme

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arresohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane ka rënë në prangat e policisë në Durrës, në kuadër të një tjetër faze të operacionit të koduar “Fast”.

Bëhet fjalë për Latif Bibën, i cili kërkohej nga drejtësia italiane si pjesëtar i një grupi kriminal të përfshirë në prodhimin, shpërndarjen dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi u realizua nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet italiane, pas një shkëmbimi intensiv informacioni mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Ndaj 23-vjeçarit, Gjykata e Breshias kishte lëshuar një urdhër arresti në mars të vitit 2026, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrja në grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, sipas legjislacionit penal italian.

Operacioni u zhvillua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në kuadër të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, ku u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e të riut.

Aktualisht, ai është arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, ndërsa procedurat ligjore janë në vijim. Interpol Tirana po punon ngushtë me homologët italianë për finalizimin e ekstradimit.

Ky operacion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për goditjen e grupeve kriminale ndërkombëtare dhe kapjen e personave në kërkim që fshihen në territorin shqiptar.

“Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar, të koduar “Fast”. Operacioni, nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Kapet në Durrës, pjesëtari i një grupi kriminal në Itali, me veprimtari në fushat e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve.

Në vijim të bashkëpunimit shumë të ngushtë me homologët italianë, konkretizuar nëpërmjet shkëmbimit intensiv të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, finalizuan një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, gjatë së cilës u lokalizua në Durrës, u kap dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi L. B., 23 vjeç.

Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Breshias, Itali, në muajin mars, 2026, ka nxjerrë urdhër arresti për të, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike”, sipas parashikimeve të Kodit Penal italian. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.