Kush do e drejtojë Policinë e Shtetit? Dalin emrat e 8 kandidatëve
Kanë dalë në dritë emrat e kandidatëve që deri tani kanë hyrë në garë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit nga detyra të Ilir Prodës me vendim të kryeministrit Edi Rama.
Sipas informacioneve, mësohet se disa drejtues dhe zyrtarë të policisë kanë paraqitur kandidaturën e tyre në procesin e përzgjedhjes për të drejtuar institucionin më të lartë të rendit në vend.
Deri në këtë fazë të garës, në listën e kandidatëve që kanë aplikuar për këtë post janë:
-
Lenc Panganika
-
Gentian Shehaj
-
Afrim Tafa
-
Idajet Faskaj
-
Pëllumb Seferi
-
Elidon Çela
-
Skënder Hitaj
-
Tonin Vocaj
Procesi i përzgjedhjes pritet të vazhdojë me fazat e mëtejshme të vlerësimit dhe intervistimit të kandidatëve. Në fund të këtij procesi do të vendoset edhe emri i drejtuesit të ri që do të marrë në dorë drejtimin e Policisë së Shtetit.
Emërimi i drejtorit të ri pritet me interes, pasi drejtuesi që do të zgjidhet do të ketë përgjegjësinë për menaxhimin e strukturave të policisë dhe përballjen me sfidat e sigurisë dhe rendit publik në vend.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



