E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-deputeti socialist: Nuk ka Perëndi që i bën derman Ballukut!
Drejtësi

Ish-deputeti socialist: Nuk ka Perëndi që i bën derman Ballukut!

Ish-deputeti i PS, Spartak Braho, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama duhej ta kishte shkarkuar nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, menjëherë pasi Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i komunikoi akuzën për veprën penale “shkelje e barazisë në tenderë”, në lidhje me çështjen e Tuneli i Llogarasë.

Në një intervistë televizive, Braho u shpreh se një vendim i tillë do të kishte qenë më i drejtë në aspektin politik dhe institucional.

“Duhej, duhej ta kishte shkarkuar. E lehtësonte situatën. Duhet kuptuar një gjë: hiqet imuniteti apo nuk hiqet, merret e pandehur apo jo, çështja penale tashmë ka nisur. Dosja në fund do të shkojë në gjyq. Nuk ka perëndi që i bën derman Ballukut. Do të përballet me gjykatën dhe vendimin e fundit e jep ajo”, deklaroi Spartak Braho.

Ai shtoi se, pavarësisht deklaratave publike, sipas tij mazhoranca po ndërhyn në proceset e drejtësisë. Braho tha se këtë e reflekton edhe gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku u diskutua raporti i përgatitur në Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Sipas Brahos, mënyra se si kryeministri komentoi çështjen juridike gjatë asaj mbledhjeje ishte e papërshtatshme.

“Dëgjoje Ramën pardje, të vinte duart në kokë. Ishte një kakofoni. U duk si një student i vitit të parë të drejtësisë me ato kazuse që përmendi. Madje mori përsipër të komentonte nëse ka fyerje apo jo, shpifje apo jo, kërcënim apo jo. Shpjegimi ishte pa kuptim. Rama mund të jetë politolog i mirë, piktor i mirë, por jurist shumë i keq”, u shpreh ai.

Braho pati kritika edhe ndaj deputetit Ulsi Manja, i cili lexoi raportin e socialistëve lidhur me kërkesën e SPAK. Ai përdori tone të ashpra duke e akuzuar për qëndrim tërësisht në shërbim të pushtetit politik.

“Është një jeniçer i pushtetit politik. Nuk ka shërbim më të madh ndaj pushtetit politik sesa kur një jurist bëhet jeniçer. Manja duhet të tregojë pak dinjitet”, deklaroi Spartak Braho.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.