E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë pritet? Berisha: Më 22 mars do japim përgjigje përfundimtare!
Lajme

Çfarë pritet? Berisha: Më 22 mars do japim përgjigje përfundimtare!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama lidhur me çështjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Kreu i opozitës e akuzoi Ramën se po përpiqet ta mbrojë Ballukun me çdo kusht, duke theksuar se përgjegjësia për këtë çështje shkon drejtpërdrejt te kryeministri.

Sipas Berishës, debati rreth Ballukut nuk mund të konsiderohet i mbyllur, pavarësisht zhvillimeve të fundit politike. Ai deklaroi se kjo çështje është e lidhur drejtpërdrejt me qeverisjen e Ramës dhe nuk mund të marrë fund pa largimin e tij nga pushteti.

“E vërteta është se, çështja Balluku nuk mbyllet kurrë dhe se çështja Balluku është vetëm çështja Rama dhe ajo mbyllet vetëm me largimin e Edi Ramës. Çështja Balluku është bërë një çështje ndërkombëtare dhe Edi Rama nuk mund ta mbyllë atë me një grusht hajdutësh në parlamentin e tij. Edi Rama vetë, demaskoi veten në këtë çështje dhe ai dëshmoi se është autori i të gjitha veprave penale të Lubi Ballukut”, u shpreh Berisha.

Në reagimin e tij, ish-kryeministri kritikoi gjithashtu edhe projektin për zhvendosjen e Porti i Durrësit drejt zonës së Porto Romano, duke e cilësuar planin si të dëmshëm për interesat ekonomike të vendit. Ai tha se porti i ri, sipas tij, do të ishte shumë më i vogël në kapacitet krahasuar me portin ekzistues dhe me disa prej porteve kryesore të rajonit.

Berisha përmendi edhe çmimin e lartë të karburanteve në vend, duke e krahasuar me nivelin e tyre në Kosovë dhe Maqedoni. Sipas tij, kostoja e lartë e naftës për qytetarët shqiptarë lidhet drejtpërdrejt me politikat e qeverisë aktuale, duke e quajtur këtë situatë “çmimi Rama”.

“Është mashtrimi më i madh i ditës, sepse porti që ai ka planifikuar në Porto Romano është porti të paktën 4 herë deri në 8 herë më i vogël dimensione se sa me portin aktual të Durrësit dhe është mbi 15 herë më i vogël se sa Porti i Selanikut. Sipas emailit që ai ka marrë nga Dhoma e Tregtisë Amerikane është dhjetëra, dhjetëra herë më i vogël se sa Porti i Pireut. Pra, porti i vogël i Porto Romanos, me të cilin ai kërkon të zëvendësojë Portin e madh të Durrësit të shqiptarëve, portin mijëravjeçar të shqiptarëve, nuk është gjë tjetër vetëm mashtrim i tmerrshëm për të vazhduar ndërtimin e Dubait të 1001 netëve të tij, parajsa në të cilën ai përfiton miliarda e miliarda dollarë dhe bashkë me klanet e drogës përreth tij“, tha Berisha.

Për të gjitha këto Berisha u bëri thirrje shqiptarëve që t’ i bashkohen protestës së opozitës më 22 mars.

“Ndaj dhe të bashkohemi për këto arsye t’i japim përgjigje përfundimtare në datë 22 mars që shqiptarët dhe bota të mësojnë se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë kryehajdut, me këtë individ, me këtë me këtë qeveritar që nuk ka standard, normë as moral!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.