E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule të rrezikshëm
Lajme

Skandal ushqimor në Tiranë, AKU bllokon 738 kg mish pule të rrezikshëm

Ruhej në kushte alarmante

KMY kompania e mishit e drejtuar nga Grigor Lengo e Spiro Lengo, që ka helmuar shqiptarët prej vitesh, pasi nuk i pagoi gjobën Blerina Gjylametit doli në media për pisllëqet që ka bërë ndër vite. Këtë radhë AKU e zbuloi publikisht duke konstatuar shkelje serioze në sigurinë ushqimore.

Nga verifikimet rezultoi se produktet ishin trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes mishi ishte vendosur drejtpërdrejt në dysheme. Po ashtu, ambienti i ruajtjes paraqiste probleme serioze, përfshirë praninë e mykut dhe ndryshkut, elementë që rrisin ndjeshëm rrezikun për shëndetin e konsumatorëve.

Në përfundim të inspektimit, AKU tha se ka pezulluar aktivitetin e kompanisë, deri në përmbushjen e plotë të kërkesave ligjore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.

Ndërkohë, AKU ka njoftuar se gjithë sasia e mishit të sekuestruar është asgjësuar për të shmangur çdo rrezik për konsum publik…

Po ashtu, ambienti ku ruhej mishi paraqiste prani myku dhe ndryshku, elementë që përbëjnë rrezik të drejtpërdrejtë për shëndetin e konsumatorëve.

Autoritetet bëjnë me dije se, nëse nuk do të ishte ndërhyrë në kohë, kjo sasi mund të kishte përfunduar në treg dhe të ishte konsumuar si produkt i sigurt nga qytetarët.

Në përfundim të inspektimit, AKU vendosi pezullimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në plotësimin e kushteve ligjore. Ndërkohë, e gjithë sasia prej 738 kilogramësh mish pule do të asgjësohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.