E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama “sistemon” Holta Zaçajn tek Banka e Shqipërisë
Lajme

Rama “sistemon” Holta Zaçajn tek Banka e Shqipërisë

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese emërohet zv. guvernatore

Ish-kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, është emëruar zëvendësguvernatore e Bankës së Shqipërisë, duke shënuar një moment historik si gruaja e parë që mban këtë funksion.

Vendimi u mor gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Mbikëqyrës, pas propozimit të Guvernatorit të institucionit. Emërimi i saj në detyrën e Zëvendësguvernatorit të Parë u bë në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi për funksionimin e bankës qendrore.

Në njoftimin zyrtar, Banka e Shqipërisë thekson se përzgjedhja e Zaçajt është bërë në bazë të nenit 44 të ligjit nr. 8269/1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, duke respektuar procedurat përkatëse institucionale.

Ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm jo vetëm në aspektin institucional, por edhe për përfaqësimin e grave në pozicione të larta drejtuese në sektorin financiar dhe atë publik në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.