Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, 21 vite pa deklaruar pasurinë

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Ngrihen dyshime për hetim sipas ligjit Anti-mafia

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, rezulton të mos ketë deklaruar pasuritë dhe të ardhurat për 21 vite në shërbimin diplomatik, në kundërshtim me detyrimet e ligjit për deklarimin e pasurisë.

Sipas të dhënave, ai ka bërë vetëm një deklarim të pjesshëm në vitin 2013, kur ishte ambasador pranë OKB-së, duke raportuar vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes, pa detaje të tjera të detyrueshme.

Për periudhën 2003–2026, nuk rezulton asnjë deklarim për pasuri të paluajtshme, shpenzime, dieta apo të ardhura të tjera, pavarësisht funksioneve të larta që ka mbajtur në diplomaci dhe administratë.

Ligji nr. 9049 i vitit 2003 detyron funksionarët publikë të deklarojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve, si në momentin e emërimit, ashtu edhe çdo vit gjatë ushtrimit të detyrës.

Ndërkohë, situata rëndohet edhe më tej nga fakti se vëllai i tij, Gëzim Hoxha, është nën hetim nga SPAK si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal me Ergys Agasin

Në këto kushte, sipas ligjit Anti-mafia, mund të kërkohet verifikim i plotë pasuror edhe për ministrin, për shkak të lidhjeve familjare dhe dyshimeve për pasuri të pajustifikuara.

Deri në këtë moment, nuk ka një reagim zyrtar nga ministri apo institucionet përgjegjëse lidhur me këto pretendime.

Publikuar nga Publik Media