E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zjarr në një banesë në qendër të Elbasanit, dyshohet i qëllimshëm
Lajme

Zjarr në një banesë në qendër të Elbasanit, dyshohet i qëllimshëm

Një banesë private e pabanuar është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në Elbasan, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 08:05 në zonën e njohur si “Kryqëzimi i 1 Majit”, ku flakët kanë shpërthyer brenda një shtëpie të braktisur.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë ndërhyrë menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht ose aksidentalisht, duke marrë parasysh se banesa e pabanuar mund të jetë përdorur nga persona që frekuentojnë ambiente të tilla.

Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.