Po peshkonte pranë urës, humb jetën tragjikisht 46-vjeçari në Lezhë

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të mërkure në Lezhë, ku një 46-vjeçar ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Sazan Sula ndodhej duke peshkuar pranë urës së Shënkollit. Dyshohet se gjatë aktivitetit të tij, ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se incidenti mund të ketë ndodhur për shkak të afërsisë me linjat elektrike, megjithatë rrethanat e plota mbeten ende për t’u sqaruar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen të gjitha veprimet e nevojshme për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në Shënkoll, në vendin e quajtur “Ura e Shënkollit”, shtetasi S. S. 46 vjeç, ka qenë duke peshkuar me (kallam peshkimi), dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

 

 

Grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë veprimet hetimore me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Publikuar nga Publik Media