Të paraburgosurit në Reç rrahin punonjësin e Policisë së Burgjeve
Një ngjarje e rëndë është shënuar në ambientet e IEVP Reç, ku dy persona të paraburgosur kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një efektivi të Policisë së Burgjeve, duke sfiduar autoritetin dhe duke shkaktuar dëme materiale brenda institucionit.
Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, situata është përballuar me ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat e sigurisë. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe drejtues të lartë, të cilët kanë ndjekur nga afër zhvillimet dhe koordinimin e veprimeve për rikthimin e rendit.
Falë reagimit të shpejtë, dy të paraburgosurit janë neutralizuar dhe situata është vënë nën kontroll. Ndërkohë, efektivi i dëmtuar ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë ndërmarrë menjëherë masa të forta ndaj autorëve të incidentit. Përveç izolimit në regjim të posaçëm për një periudhë tre mujore, ndaj tyre ka nisur procedimi penal për disa vepra të rënda, si dhe është vendosur transferimi drejt një institucioni të sigurisë së lartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



