E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha trembet nga përballja me Salianjin, i mbyll derën e kandidimit
Lajme

Berisha trembet nga përballja me Salianjin, i mbyll derën e kandidimit

Refuzohen aplikimedh e Evi Kokalarit dhe Alesia Balliut

Kandidatura i pranohen vetëm një mjekeje

Në orën 12:00 skadoi afati për dorëzimin e kandidaturave për garën për kreun e Partisë Demokratike, ndërsa zhvillimet e fundit tregojnë se gara pritet të zhvillohet pa rivalë për Sali Berishën.

Një udhëzim i ri, i publikuar vetëm 24 orë përpara afatit përfundimtar, ka vendosur kritere të forta për kandidatët, duke përjashtuar automatikisht personat e dënuar me vendim të formës së prerë, si dhe ata që nuk janë anëtarë të partisë. Ky ndryshim ka bërë që disa prej emrave që kishin shprehur interes për kandidim të mbeten jashtë garës.

Aplikimet e Evi Kokalari, Alesia Balliu dhe Ervin Salianji nuk janë pranuar. Përfaqësuesi i Salianjit depozitoi dokumentet në recepsionin e selisë blu, në një akt simbolik, ndërsa ambientet e partisë raportohen të kenë qenë të boshatisura.

Ndërkohë, të tre kandidatët kanë paralajmëruar se do të dorëzojnë dokumentacionin edhe në rrugë elektronike, pavarësisht se gjasat për pranimin e tyre konsiderohen minimale. Në të njëjtën kohë, aplikimi i vetëm i pranuar është ai i mjekes Mejreme Sela, ndërsa kandidatura e vetme e zyrtarizuar mbetet ajo e Berishës.

Përjashtimi i Salianjit lidhet edhe me dënimin e tij me vendim të formës së prerë në dosjen “Babale”, ndërsa për Kokalarin dhe Balliun arsyeja zyrtare është mungesa e anëtarësisë në parti. Në rastin e Salianjit, përfaqësues të PD-së kanë përdorur edhe termin “vetëpërjashtim”, për shkak të qëndrimeve të tij kritike ndaj drejtuesve të partisë.

Reagimet nga kandidatët e përjashtuar kanë qenë të forta. Kokalari deklaron se aplikimin e ka dërguar me email dhe përmes platformave të komunikimit tek drejtues të lartë të PD-së, ndërsa Balliu akuzon për mungesë transparence dhe garë të padrejtë.

Nga ana tjetër, Salianji ka paraqitur një platformë me 10 pika për reformimin e Partisë Demokratike, ku kërkon hapje, modernizim dhe distancim nga e shkuara. Ai shprehet se partia duhet të shohë drejt së ardhmes dhe e konsideron të nevojshëm një ndryshim lidershipi.

Ndërkohë, në selinë blu është paraqitur edhe një kandidate e papërfolur më herët, Mejreme Sela, e cila ka dorëzuar dokumentacionin për të hyrë në garë.

Situata në Partinë Demokratike mbetet e tensionuar, ndërsa pritet që përfundimi i afatit të përcaktojë zyrtarisht listën e kandidatëve dhe rrjedhën e mëtejshme të procesit zgjedhor brenda partisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.