E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bie qeveria në Rumani pas mocionit të mosbesimit
Bota

Bie qeveria në Rumani pas mocionit të mosbesimit

Kriza politike në Rumani është thelluar, pasi qeveria koalicionuese pro Bashkimit Europian është rrëzuar pas miratimit të një mocioni mosbesimi ndaj kryeministrit Ilie Bolojan.

Pas një debati parlamentar të zhvilluar të martën, shumica e deputetëve votuan në favor të mocionit, duke i dhënë fund mandatit të qeverisë. Nisma u ndërmor nga Partia Socialdemokrate (PSD), e cila ishte larguar nga koalicioni në fund të prillit, në bashkëpunim me Aleancën për Bashkimin e Rumunëve (AUR).

Nga ana tjetër, deputetët e PartisëLiberale Kombëtare (PNL) të drejtuar nga Bolojan, si dhe aleatët e tij si Bashkimi Shpëtoni Rumaninë dhe UDMR, nuk morën pjesë në votim.

Megjithëse vendi nuk pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme, zhvillimet kanë krijuar pasiguri në tregjet financiare. Monedha kombëtare, leu, ka rënë në nivele rekord kundrejt euros, ndërsa analistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria politike mund të ndikojë në përpjekjet për uljen e deficitit buxhetor, aktualisht më i larti në Bashkimin Europian.

Qeveria e rrëzuar kishte ardhur në pushtet rreth 10 muaj më parë me synimin për të frenuar rritjen e forcave të djathta ekstreme dhe për të stabilizuar ekonominë. Ajo kishte nisur masa për reduktimin e deficitit dhe kishte shmangur një ulje të mundshme të vlerësimit kreditor.

Megjithatë, tensionet me Partisê Socialdemokrate (PSD) u thelluan për shkak të politikave shtrënguese ekonomike, të cilat prekën bazën elektorale të kësaj force politike dhe ndikuan në rritjen e mbështetjes për opozitën e djathtë ekstreme.

Sipas sondazheve të fundit, pavarësisht rrëzimit të qeverisë, Ilie Bolojan mbetet një nga figurat më të pëlqyera politike në vend.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.