E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rexhep Ismaili u vra gabimisht, zbulohet kush ishte objektivi
Lajme

Rexhep Ismaili u vra gabimisht, zbulohet kush ishte objektivi

Një mbrëmje e përgjakshme ka tronditur Sarandën, ku një sherr për motive pronësie ka përfunduar me vrasjen e një personi të pafajshëm. Rreth orës 21:28, në kryqëzimin Sarandë-Himarë, mbeti i vrarë me armë zjarri 66-vjeçari Rexhep Ismaili, pronar i një pike karburanti. Por, sipas hetimeve, ai nuk ishte objektivi i vërtetë i sulmit.

Grupi i 6 të rinjve dhe “Molla e sherrit”
Burime policore bëjnë me dije se një grup prej rreth 6 të rinjsh kanë mrrritur në ambientet e lokalit në kërkim të Tori Rucit (alias Viktor Ruci). Ky i fundit, një person me precedentë penalë dhe i përfshirë në trafik droge, kishte një konflikt të hapur për pronësinë e një lokali në bregdet me një prej të rinjve. Grupi kishte informacion se Ruci ndodhej te karburanti i Ismailit dhe kishin shkuar për t’u përballur fizikisht me të.

Akti i guximit që përfundoi në vdekje
Tragjedia ka ndodhur kur Rexhep Ismaili ka ndërhyrë si ndërmjetës. Duke ndjekur kodin e besës, ai u ka dalë përpara të rinjve duke deklaruar se personi që kërkonin ishte “në shtëpinë e tij” dhe nuk mund të prekej. Debati verbal degjodoi me shpejtësi në dhunë fizike dhe më pas në përdorimin e armës, ku 66-vjeçari humbi jetën në vend, i goditur nga plumbat që synonin mikun e tij.

Hetimet dhe mjetet e braktisura
Autorët janë larguar me shpejtësi, por në nxitim e sipër kanë braktisur një prej automjeteve pranë vendit të ngjarjes. Ky mjet është tani prova kryesore në duart e policisë për identifikimin e grupit të vrasësve. Ndërkohë, forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për kapjen e autorëve të këtij krimi që i mori jetën një njeriu që thjesht tentoi të shmangte një konflikt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.