E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Merr flakë makina në mes të Tiranës (VIDEO)
Lajme

Merr flakë makina në mes të Tiranës (VIDEO)

Një automjet është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në Tiranë, duke shkaktuar alarm mes kalimtarëve dhe drejtuesve të mjeteve në zonë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, një nga akset më të frekuentuara të kryeqytetit, ku makina është përfshirë plotësisht nga zjarri.

Nga pamjet e siguruara në vendngjarje, automjeti shihet pothuajse i shkrumbuar, ndërsa flakët kanë qenë intensive.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk dihet nëse bëhet fjalë për defekt teknik apo ndonjë faktor tjetër.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve, ndërsa pritet një hetim më i detajuar për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.