E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katet pa leje në pallatin në Tiranë, AMP çon në prokurori dy policët
Lajme

Katet pa leje në pallatin në Tiranë, AMP çon në prokurori dy policët

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka referuar në Prokurorinë e Tiranës materialet procedurale ndaj dy efektivëve të Policisë së Shtetit, të dyshuar për veprën penale “shpërdorim detyre”.

Bëhet fjalë për shtetasit me iniciale K. M., me funksion Ndihmës Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin nr. 4, si dhe S. K., Specialist për Hetimin e Krimit në të njëjtin komisariat.

Procedimi penal ka nisur pas publikimeve në media, ku ngriheshin dyshime për një objekt shumëkatësh në ndërtim, i vendosur në rrugën “Llukë Kacaj”, në Njësinë Administrative nr. 4 në Tiranë. Sipas raportimeve, ndërtimi dyshohej se kishte tejkaluar lejen e miratuar nga Bashkia e Tiranës, duke shtuar dy kate banimi mbi projektin e autorizuar.

Verifikimet e kryera nga strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit kanë konfirmuar se objekti rezulton i ndërtuar përtej lejes së dhënë, duke kaluar kufirin ligjor prej 10% të lejuar për ndërhyrje, prag ky që lidhet me masën e konfiskimit për interes publik, sipas përcaktimeve të Aktit Normativ nr. 8, datë 1 tetor 2025.

Në vijim të hetimeve, AMP në Rajonin Tiranë ka mbledhur dokumentacionin përkatës dhe ka marrë deklarime nga strukturat policore të përfshira në rast. Pas përfundimit të veprimeve paraprake, është vendosur referimi i çështjes në organin e akuzës.

Ndërkohë, hetimet mbeten në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe përgjegjësitë në këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.