E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në Sarandë
Lajme

Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në Sarandë

Policia e Sarandës ka ndërhyrë në një rast të ndërtimit të paligjshëm në zonën bregdetare, duke arrestuar në flagrancë 8 persona të dyshuar si të përfshirë në këtë aktivitet.

Operacioni u zhvillua pas kontrolleve të intensifikuara në terren, me fokus të veçantë zonat e plazheve, me synim parandalimin dhe goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjatë verifikimeve, u konstatua se në një objekt të përbërë nga disa struktura, një pjesë e të cilave të ngritura edhe në ujë, në një hapësirë plazhi në lagjen nr. 1 në Sarandë, po kryheshin punime ndërtimi në kundërshtim me ligjin.

Në vijim të ndërhyrjes, u vunë në pranga shtetasit:
K. R., 25 vjeç; E. S., 41 vjeç; O. C., 32 vjeç, të tre banues në Sarandë; B. R., 48 vjeç, banues në Delvinë; E. R., 41 vjeç, banues në Lushnjë; O. B., 47 vjeç, banues në Tiranë; E. K., 42 vjeç, banues në Lezhë; dhe Y. D., 33 vjeç, banues në Mat.

Ndërkohë, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe shtetasja A. B., e cila dyshohet se është poseduesja e hapësirës së plazhit dhe për llogari të saj po kryheshin punimet e paligjshme. Autoritetet po vijojnë punën për kapjen e saj.

Pas ndërhyrjes së Policisë, janë njoftuar strukturat përkatëse, përfshirë IKMT-në, IMT-në dhe Policinë Bashkiake, të cilat kanë nisur procesin për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.