E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Denoncimi: Paketa e maleve, mekanizëm i ri për të rrëmbyer pronat
Denoncime

Denoncimi: Paketa e maleve, mekanizëm i ri për të rrëmbyer pronat

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar me tone të ashpra ndaj përfshirjes së Saranda në të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke e cilësuar këtë nismë si një mekanizëm që nuk lidhet me zhvillimin e zonave malore, por me përfitime mbi pronën publike dhe private.

Në qëndrimin e saj, Zhupa theksoi se një qytet me profil të qartë bregdetar dhe me potencial të lartë turistik nuk duhet të përfshihet në skema të tilla, që sipas saj, favorizojnë investime strategjike në dëm të pronarëve vendas dhe zhvillimit të drejtë ekonomik.

Deputetja ngriti shqetësimin se kjo praktikë po devijon nga qëllimi fillestar i paketës, duke u përdorur për të ndërhyrë në pronësi dhe për të ndryshuar destinacionin e zhvillimit të zonave të caktuara.

“Qyteti i Sarandës tashmë nuk do të quhet qytet bregdetar, por do të quhet një qytet malor, sepse është përfshirë në Paketën e Maleve.

Janë dhënë 5 investime strategjike, që nga e famshmja “pika e vogël” e Mirela Kumbaros në Manastir e me radhë. Tanimë, e kanë përfshirë Sarandën edhe në Paketën e Maleve për të dhuruar edhe toka të tjera publike apo edhe private.

Kjo tregon qartësisht se Paketa e Maleve nuk ka lidhje me propagandën për të cilën u ndërtua, për rivitalizimin e maleve, por ka lidhje me gllabërimin e pronës private dhe publike.

Saranda është një perlë!

Saranda ka potenciale të jashtëzakonshme për t’u zhvilluar, por duhet të zhvillohet nëpërmjet biznesit të ndershëm, nëpërmjet njerëzve punëtorë që të kenë mundësi të zhvillojnë tokat e tyre dhe jo nëpërmjet strategjive të vjedhjes, të tjetërsimit të pronës publike dhe të pronës private”, ka thekson Ina Zhupa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.